Vrasja makabre e shqiptares në Itali/ Arrestohet autori i dyshuar, në zonë u gjet nje tjetër trup i pajetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja makabre e shqiptares në Itali/ Arrestohet autori i dyshuar, në zonë u gjet nje tjetër trup i pajetë

Policia italiane ka arrestuar një 44-vjeçar i cili dyshohet se ka vrarë 35-vjeçaren shqiptare, Nevila Pjetri.

 

Por ngjarja e rëndë është thelluar edhe më tej.

 

Advertisement

Jo shumë larg vendit ku u gjet e pajetë shqiptarja policia italiane ka gjetur një tjetër trup të pajetë i cili dyshohet se i përket një transeksuali.

 

Polica gjeti edhe një makinë në të cilën kishte njolla gjaku. Sipas raportimeve, vrasësi kishte përdorur një armë.

 

Advertisement

Dyshimet janë se të dyja vrasjet janë kryer nga një vrasës serial  por një pistë tjetër hetimi është zhdukja e dhëshmitarit.

 

Sipas La Reppublica vrasësi mund t’i “ketë mbyllur gojën përgjithmonë” transeksualit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit.

 

Advertisement

Gjithashtu po hetohet bota e prostitucionit: Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit të prostitucionit.

 

Sipas hetimeve të para pas vdekjes së 35-vjeçares, shqiptarja është rrahur dhe më pas është goditur pas veshit të majtë ose me kaçavidë ose pistoletë të kalibrit të vogël.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy