Vrasje dhe aksidente/ Rama: Tronditëse, por nuk jam i shqetësuar, mos kini merak për turistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasje dhe aksidente/ Rama: Tronditëse, por nuk jam i shqetësuar, mos kini merak për turistët

Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të martë për ngjarjet e tragjike të ndodhura në ditët e fundit në vendin tonë. Shefi i qeverisë i quajti masakrën e Velipojës dhe aksidentin në Levan-Vlorë si tronditëse, por shtoi se nuk është i shqetësuar.

 

Para gazetarëve, ai tha se trendi i kriminalitetit në vend nuk përcaktohet nga këto ngjarje dhe theksoi se diçka e tillë nuk ka ndikuar në ardhjen e turistëve në Shqipëri.

 

Advertisement

“Unë nuk jam i shqetësuar, në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo të aksidenteve. Sepse trendet shikohen përtej një ngjarjeje, dy, tre apo katër ngjarjesh. Trendet janë krejt brenda një limiti që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti apo aksidentet ulen apo ngrihen. Ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, por për turistët mos kini asnjë merak. Atmosfera e një vendi ku medemek turistët nuk duhet të vijnë sepse rrezikojnë të vriten rrugëve, është në ekran, nuk është në realitet. Fakti e tregon se turistët po vijnë dhe do të vazhdojnë të vijnë dhe nuk ka asnjë ndryshim në raport me dëshirën apo prenotimet e tyre. Turistët nuk vijnë nga hëna, vijnë nga vende ku jetohet, ku ka edhe probleme, edhe situata të vështira. Një apo dy, tre ngjarje tragjike, nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo të pasigurisë në një vend.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy