Vrasje për hakmarrje/ Habib Rexha autori i dyshuar i ekzekutimit në Kavajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

POlicia identifikon dhe shpall ne kerkim Habib rexhen, si autor te dyshuar te vrasjes se Arjan Goses pasditen e kesaj te diele ne Kavaje.

 

Habib Resha eshte vellai i Altin Rexhes i cili gjeti vdekjen ne 29 nentor pas nje sherri me Edmond Gosen, edhe ky i vdekur ne te njejten ngjarje.

 

Advertisement

Sot dyshohet se Habib Rexha u hakmorr per vrasjen e vellait duke vrare djalin tjeter te  familjes Gosa, Arjanin teksa ai po pinte kafe me babain e vet ne nje lokal.

 

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Advertisement

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

 

Advertisement

Vrasje për hakmarrje/ Habib Rexha autori i dyshuar i ekzekutimit në Kavajë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy