
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Kristjan Cenaj, i arrestuar më 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.
Seanca gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta dhe të pranishëm jashtë ambjenteve të gjykatës kanë qenë dhe familjarë të autorit të dyshuar.
Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti në aereportin e Rinasit, pasi po vinte nga Italia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2016, ku dyshohet se Cenaj e ka marrë me forcë në makinë Mariglen Gjonajn për t’i vjedhur sendet me vlerë që mbante me vete, një orë Rolex në dorë dhe një varëse florir në qafë.
Pasi i mori këto sende me dhunë, Cenaj dyshohet se e ka vrarë dhe më pas e ka groposur trupin për të fshehur ngjarjen.