Vrau kunatën/ Zbardhet dëshmia e autorit: E vrava se s’më bëri drekën, më ofendoi bashkë me vjehrrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau kunatën/ Zbardhet dëshmia e autorit: E vrava se s’më bëri drekën, më ofendoi bashkë me vjehrrën

Është zbardhur dëshmia e 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme në Elbasan vrau me sëpatë motrën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevanin.

 

Tashi për policinë tha se e vrau 44-vjeçaren Alma Qevani, pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

 

Advertisement

“E vrava se s’më beri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, tha ai

 

Autori dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Para uniformave blu ai është shfaqur i bindur duke pretenduar se ka bërë gjënë e duhur.

Advertisement

 

58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa mbante në dorë armën e krimit, një sëpatë dhe me duart e gjakosura, ndërsa vraponte në drejtim të paditur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy