Vrau pronarin anglez/ Dënohet me burgim të përjetshëm i riu shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrau pronarin anglez/ Dënohet me burgim të përjetshëm i riu shqiptar

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau me thike pronarin e tij anglez.

 

Elton Sefa, 24-vjeçari nga Durrësi u shpall fajtor nga gjykata për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodëard.

 

Advertisement

Ky I fundit u gjet nga kolegët me plagë në kokë të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe sende të forta.

 

I riu shqiptar iku nga Anglia dhe u kthye në vendin tonë, teksa u arrestua pak më vonë në Shijak.

 

Advertisement

Gjykata e Durrësit vendosi ta ekstradojë në 2 mars 2019 ndonëse avokati I tij kërkoi pezullimin e vendimit me pretendimin se klienti I tij ishte papërgjegjshëm mendërisht me diagnozën çrregullim psikotik duke treguar edhe dokumente që ai ishte shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë prej 26 shtatorit 2018 deri në 13 gusht 2019. 

Megjithatë Gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë dhe Elton Sefa tani duhet të vuajë dënimin e përjetshëm në Angli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy