“Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër”/ Osmani: Kosova po tregon të kundërtën e tij, shtrijmë dorën për dialog

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër”/ Osmani: Kosova po tregon të kundërtën e tij, shtrijmë dorën për dialog

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk do të jetë për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë , pasi sipas saj ky proces është me njohje të ndërsjellta.

 

 

Për mediat, Osmani deklaroi se Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër, teksa shton se Kosova po tregon të kundërtën e Beogradit dhe po shtrin dorën për dialog.

Advertisement

 

“Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy