Vuçiç i ngre “topin” opozitës shqiptare, deklaratë pro-Ramës që t’i prishë imazhin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç i ngre “topin” opozitës shqiptare, deklaratë pro-Ramës që t’i prishë imazhin

Presidenti serb Aleksander Vuçiç, ka komentuar fushatën elektorale si dhe zgjedhjet që do të mbahen në 25 prill në Shqipëri. Novosti shkruan se Vuçiç ka thënë se sipas sondazheve kundërshtarët politik janë vetëm 2% larg nga njëri-tjetri.

Mirëpo duke u përpjekur të bazohet tek akuzat e Edi Ramës për Bashën, Vuçiç tenton t’i prishë kështu imazhin. Sepse çfarë i shkon për shtat Serbisë, jo detyrimisht është e mirë për shqiptarët. Madje ai i bën një nder në prag të zgjedhjeve Bashës dhe Berishës duke i cilësuar si ‘dashnorë’ të Shqipërisë Etnike…

Kështu, i ftuar në emisionin “Fokus” në B92, Vuçiç e konsideroi Sali Berishën si liderin e vërtetë të PD-së dhe jo Lulzim Bashën. Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se ai është krenar dhe do të jetë krenar që është pengesa për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

Advertisement

Kujtojmë se në fakt, Presidenti Vuçiç përplasjet politike e verbale i ka pasur me Edi Ramën, si në Beograd kur ky i fundit i kërkoi hapur të njihte Kosovën. Ashtu më pas edhe në Tiranë. Apo edhe në rastin e dhunës së pashembullt ndaj Kombëtares tonë të futbollit në Serbi.

Ndërkohë që sa i përket Sali Berishës, ky i fundit s’ka folur kurrë kundër Aleksandar Vuçiçit, por përkundrazi. E ka cilësuar Hashim Thaçin si argat të Beogradit…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy