Vuçiç niset për Bruksel: Nuk është e këndshme të shkosh kur e di që do bisedosh me shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç niset për Bruksel: Nuk është e këndshme të shkosh kur e di që do bisedosh me shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç publikoi një foto në avion në rrjetet sociale, teksa shprehet se asnjëherë nuk është e këndshme të shkosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptar.

“Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, shkruan Vuçiç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy