Vuçiç prish paktin me Trump në Shtëpinë e Bardhë: Ka ndodhur diçka që na ndryshoj mendimin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç prish paktin me Trump në Shtëpinë e Bardhë: Ka ndodhur diçka që na ndryshoj mendimin!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, që ishte pjesë e marrëveshjes së me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të firmosur më 4 shtator 2020, nën prezencën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Siç bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Vuçiç vuri në dukje sot se, në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit dhe transferimin e ambasadës nga Tel Aviv në Jeruzalem, ndodhi diçka që ndryshon disa gjëra, dhe kjo është njohja izraelite e Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia mbetet e përkushtuar në marrëveshjen e Uashingtonit, pasi afrohet afati i fundit për transferimin e ambasadës nga Tel Aviv në Jeruzalem, Vuçiç tha se Beogradi vazhdimisht po flet me amerikanët për atë dokument.

“Ne shohim që shqiptarët nuk kanë përmbushur asgjë, domethënë vetëm atë që u vlen atyre, nuk janë të interesuar për Mini Schengen, apo ndonjë gjë tjetër. Diçka ka ndodhur, që ndryshon disa gjëra, dhe kjo është njohja izraelite e Kosovës”, theksoi Presidenti Serb.

Advertisement

Ai njoftoi se Serbia do të vazhdojë bisedimet më tej, me BE dhe Shtetet e Bashkuara dhe se tani për tani nuk do të ketë ndonjë vendim mbi transferimin e ambasadës.

TemA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy