Xhaçka uron besimtarët: Ditë shprese dhe besimi për të nesërmen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaçka uron besimtarët: Ditë shprese dhe besimi për të nesërmen

Ministrja e Brendshme, Olta Xhaçka ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka u shpreh se ky vit është krejtësisht ndryshe,  por “Krishtlindja” janë një ditë shprese dhe besimi për të nesërmen që do vijë më e mirë e më e bukur.

 

Advertisement

“Janë Krishtlindje krejt ndryshe, në një sezon festash siç nuk i kemi përjetuar kurrë më parë, në një vit të vështirë që na ka sfiduar e sprovuar të gjithëve si kurrë ndonjëherë. Por Krishtlindjet janë një ditë shprese, një mesazh besimi e kurajo për të nesërmen që do të vijë më e mirë e më e bukur pas kësaj kohe kaq të zymtë. Gëzuar të gjithë besimtarëve! Gëzuar të gjithë shqiptarëve! E një urim nga zemra për të gjithë familjet e efektivëve të Forcave të Armatosura, në veçanti për ata që ndodhen sot në krye të detyrës në misione e përfaqësi të NATO-s jashtë atdheut, larg fëmijëve e të afërmve të tyre”, shkruan Xhaçka.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy