Xhami i “Audit” shoshë nga plumbat, pamje nga atentati në Lezhë, 54-vjeçarit i zunë pritë sapo la fëmijët në shkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhami i “Audit” shoshë nga plumbat, pamje nga atentati në Lezhë, 54-vjeçarit i zunë pritë sapo la fëmijët në shkollë

Dalin pamjet nga atentati në Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 54-vjeçari Agron Puka.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, xhami i makinës tip “Audi” me të cilën udhëtonte 54-vjeçari është bërë shoshë nga plumbat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës.

54-vjeçarit i kishin zënë pritë sapo kishte lënë fëmijët në shkollë. Puka ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Advertisement

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy