Xherahu: Nëse nuk do të bëhesha këngëtar, do të isha mësues letërsie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xherahu: Nëse nuk do të bëhesha këngëtar, do të isha mësues letërsie

“Të rinjtë e sotëm duhet të punojnë me këmbëngulje, por edhe të dëgjojnë e të njohin hierarkinë”. Këtë këshillë ka për artistët e rinj, këngëtari Devis Xheraku, në një rrëfim për veten e artin, në Albano Show.

 

Xherahu deklaroi se sot, jo në pak raste, këngëtarë e autorë, bëjnë “fast food” tekstesh e këngësh, duke mos dhënë mesazhe të qarta.

 

Advertisement

Në intervistën miqësore, brenda një konfidence që shoqërohej nga humori, Xherahu pranoi se ka kimi në duetet me Endri Priftin, duke cilësuar se do të preferonte një bashkëpunim me Redon Makashin, si edhe Dafina Zeqirin.

 

 “Redoni ka një timbrikë që nuk të lodh, ndërsa Dafina ka një timbrikë black, shumë interesante” – është shprehur Xherahu. Duke treguar edhe historinë e emrit të tij, këngëtari ka rrëfyer se babai i tij ka qenë fans i Elvis Preslit dhe Demis Rusos, prej bashkimit të emrave të të cilëve, të vendosi ta quajë të birin Devis.

 

Advertisement

Devis Xherahu zbuloi se nëse nuk do të bëhej këngëtar, me shumë mundësi do të bëhej mësues historie ose letërsie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy