Xubi i Yzberishtit ishte me 180 km/orë kur u përplas me makinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xubi i Yzberishtit ishte me 180 km/orë kur u përplas me makinën

“Xubi i Yzberishtit” po drejtonte me motorin me shpejtësi 180 km/orë në momentin që është përplasur me një makinë pak ditë më parë.

Ky është konkluzioni që ka dalë prokuroria në lidhje me hetimet e aksidentit të rëndë që ndodhi në Bulevardin “Migjeni” ku një gabim i drejtueses se makinës tip Toyota Yaris Ankela Mulleti si dhe shpejtësia me të clët lëvizte me motor vetë viktima, kanë sjell këtë pasojë fatale në përplasje.

Pamjet që dolën më pas treguan në fakt që Fatmir Avdillari ( Xubi)  ishte duke ecur me një shpejtësi marramendëse. Pas përplasjes me Toyota Yaris, viktima kishte përfunduar mbi kofanon e një makine tjeter aty pranë duke gjetur vdekjen e menjehershme.

Pavarësisht kësaj drejtuesja e makinës u arrestua pasi akuzohej se nuk kishte respektuar rregullat e qarkullimit rrugor duke tentuar të manovrojë nga e majta pas hapur sinjal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy