Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan afër shtëpive të tyre, as makina e blinduar i ndihmoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi u qëlluan afër shtëpive të tyre, as makina e blinduar i ndihmoi

Klisman Preçi humbi jeten ndersa Ylli Brahimi u plagos rende ne nje atentat ndaj tyre ne qender te qytetit te Milotit.

Makina e blinduar qe drejtohej nga Klisman Preçi eshte qelluar me bresheri plumbash qe dyshohet se mund te kene qene blindshpues.

Advertisement

Ata po futeshin ne rrugicen qe ndan banesat e Preçit dhe Brahimit kur jane perballur me bresheri plumbash. Dyshohet se dy ishin qitesit qe qelluan me bresheri automatiku e qe me pas u larguan me nje autoveture ne drejtim te Laçit.

Pavarsisht ndihmes se dhene ne spitalin e traumes, Klisman Preçi nuk mund te mbijetoje nderaa Ylli Brahimi po i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale. Automjeti i autoreve dyshohet se u dogj ne Borizane pasi policia ka gjetur nje mjet ne flake.

Advertisement

Ne zone kane mberritur forca te shumta policia si dhe Renea, ndersa grupi hetimor po mbledh kamerat e sigurise per te pare nese mundet te identifikoje autoret.

Ylli Brahimi i shpetoi atentatit ne janar te vitit qe shkoi ne qender te Milotit, ku ndaj tij u qellua nga dy persona qe leviznin me nje motor, ndersa Klisman Preçi i shpetoi atentatit te pare ne hyrje te Lezhes ku mjeti qe ai sebashku me nje kusheririn e tij po udhetonin e qellua nga nje tjeter mjet ne levizje.

Advertisement

Kurbin/Informacion paraprak

Në qytet Milot, në sheshpushimin e një pallati, rreth orës 21:00, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristradë “Land Chrysler”, brenda të cilit ndodheshin shtetasit K. P., 28 vjeç dhe Y. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Shtetasi K. P. ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Advertisement

Gjithashtu, nga forcat policore të Komisariateve të Policisë Kurbin dhe Lezhë, me mbështetje edhe nga grupet e FNSH Shkodër, po bëhet krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Janë ngritur pika kontrolli në Rrugën e Kombit, në drejtim të Matit, të Lezhës, të Tiranës dhe të Krujës.

Në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga kqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy