Yuri Kim ngre zërin: Mos fusni kriminelë në listat për deputetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yuri Kim ngre zërin: Mos fusni kriminelë në listat për deputetë

Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te amerikes Yuri Kim e pranishme ne konferencen “Kostot e Demokracise” i beri nje apel partive politike per te mos kandiduar persona me te shkuar kriminale apo lidhje me korrupsionin, por edhe te bejne nje transparence te plote te financave te tyre.

 

Drejtuesit e partive duhet te heqin nga listat cdo politikan te lidhur me krimin e korrupsionin dhe jot i vendosin a ta ne krye te listave. Zbatimi I plote I ligjit te dekriminalizimit eshte thelbesor per te ardhmen euro-atlantike te shqiperise, por ata qe shfaqen ne lista jane vetem nje pjese e zgjedhjes se problemit. Partite politike duhet te marrin seriozisht detyrimin e tyre per transparence te financimeve. I bejme thirrje te gjithe partive politike te bejne transparente financat e fushatave te tyre si dhe te bejne publike asetet financiare te te gjithe kandidateve.Ashtu sic I kerkuam sistemit te drejtesise  qe te verifikoje integritetin e gjyqtareve dhe prokuroreve, ne I bejme thirrje drejtuesve te partive te verifikojne me hollesi kandidatet per deputetet.

 

Advertisement

Kim e perforcoi mesazhin e saj, kur beri apel qe partite politike te mos fyejne votuesit

 

Gjithashtu po punojme me partite politike duke I inkurajuar, ndonjehere ndoshta edhe duke I merzitur, per te permbushur detyrimet e tyre ligjore dhe per te punuar per te rritur besimin e qytetareve shqiptare duke hartuar nje liste kandidash qe nuk I fyen votuesit, qe nuk nenvlereson demokracine dhe nuk promovon korrupsionin.

 

Advertisement

E per integritetin e figurave, ambasadorja Yuri Kim nuk u ndal vetm tek ligji i dekriminalizimit.

 

Është përgjegjësia e drejtuesve të partive që të sigurojnë që listat e kandidatëve janë të pastra dhe të përdorin standard të rrepta, të parashikuara në ligjin e dekriminalizimit, por të bëjnë dhe më të mirën e tyre, për të parë se cilët mund të përfaqësojnë më së miri qytetarët shqiptarëQytetaret shqiptarë meritojnë të kenë besim në instituciione e tyre.  Ata meritojnë që votat e tyre në hidhen në një procest transparent, pa presion criminal dhe korrupsioni. Ata meritojne që të shohin drejtuesit e partive dhe perfaqesuesit e tyre ne parlament, duke I shërbyer interest te shqiptarëve. Përgjegjësia për të përmirësuar sistemin elektiral ne shqipëri nuk bie vetëm mbi një person, nje institucioin apo një parti politike, por mni te gjithje ne.

 

Advertisement

Ambasadorja Kim e mbylli fjalen e saj me nje thirrje per te gjithe qytetaret qe te mos e shesin voten.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy