
Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin qëllimi i vizitës së ambasadore amerikane, Yuri Kim në Elbasan.
Diplomatja e Shteteve te Bashkuara, ben te ditur Vizion Plus, zhvilloi takime me të gjithë përfaqësuesit e partive në këtë qark, me teë cilët diskutoi për fushatën elektorale.
Takimet nisën prej mëngjesit dhe zgjatën rreth 30 minuta. I pari u takua me ambasadoren ishte drejtuesi politik i partisë socialiste, Taulant Balla.
Pas tij, radhën e pati numri dy i partisë Demokratike, Gazment Bardhi. E më pas kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Mirë do ishte që të filmonit këta njerëzit që nuk kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama, sesa të na filmonit ne që hymë kafe në pushim. Po të kisha takim e bëja në Tiranë në zyrë. Pse Elbasani? Ka nevojë për pushim ambasadorja
Në përfundim të takimit, drejtuesja e LSI tha se informoi diplomaten amerikane për presionet që po ushtrohen nga institucionet vendore drejt qytetarëve.
Diskutuam për fushatën elektorale në të gjithë qarkun e Elbasant, ku ajo që ne diskutojmë ka rëndësi që t’i krijojmë shanse të gjithëve që të votojmë, të mos u ushtrohet presion qytetarëve dhe administratës për votën. Kryeprokurori i Elbasanit në konflikt interesi, vëllai i tij i 3-ti në listën e PS.
Serinë e takimeve ambasadorja yuri kim e mbylli me deputeten e opozitës së re, Rudina Hajdari, njëherësh kryesuese e listës së nismës Thurja, me të cilën konsumoi dhe drekën.