Yuri kim takon krerët e grupeve parlamentare/ Diskutohet ndryshimi i ligjit për financimin e partive dhe “territorialja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yuri kim takon krerët e grupeve parlamentare/ Diskutohet ndryshimi i ligjit për financimin e partive dhe “territorialja”

Në takime të veçanta, ambasadorja amerikane në Tiranë u takua me dy kryetarët e grupeve parlamentare, atij socialist Taulant Balla dhe demokrat, Enkelejd Alibeaj.Nga kryesia e kuvendit diplomatja amerikane u largua pa një deklaratë.

 

Në vend të një komunkimi me mediat, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj zgjodhën faqet e tyre në facebook për të treguar për bisedën që patën me Yuri Kim.

 

Advertisement

Taulant Balla lajmëroi ndryshime në ligjin për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore pas shqetësmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Rusia është kthyer në një kërcënim me financimet e saj të fshehta.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.

Advertisement

 

Të enjten në parlament, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi përgenjështrimin e lajmit për financimin e PD-së me 500 mijë dollarë nga Rusët në vitin 2017 kur kryetar ishte Lulzim Basha. Sot, pas takimit kokë më kokë me Yuri Kim, në reagimin e tij flet për gjithçka tjetër por jo për lobimet ruse në politikën shqiptare.

 

ENKELEJD ALIBEAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PD

Advertisement

Njsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e grupit parlamentar të PD-së. E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

 

Raporti i komunitetit amerikan të inteligjencës bëri që Yuri Kim dje dhe sot të takohet me përfaqësuesit e partive kryesore në vend dhe të diskutojë me to për kërcënimin serioz që vjen nga financimet ruse dhe kanosjen që paraqesim për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy