Yuri Kim takon në Uashington ish-ambasadorët e Shqipërisë: Një gjë e kemi të përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Yuri Kim takon në Uashington ish-ambasadorët e Shqipërisë: Një gjë e kemi të përbashkët

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një foto nga takimi që ka patur së fundmi me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite.

 

Në foton në fjalë, kryediplomatja amerikane shihet krahë ambasadorëve: Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu. Në mesazhin e saj, Kim thekson se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri. Megjithatë, sipas saj, ata i kanë disa gjëra të përbashkëta.

 

Advertisement

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.”, shkruan Kim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy