Zagushi e madhe dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zagushi e madhe dhe vranësira, ja parashikimi i motit për sot

Moti sot parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungonjnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare.

 

Në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) në relievet malore në lindje si dhe ato kodrinore – malore në jug vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura.

Vranësirat në relievet kodrinore – malore në jug dhe lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave apo rrebesheve të izoluara dhe afatshkurtra.

Advertisement

Vlen për tu theksuar se: për shkak të lagështirës së lartë në ajër si dhe prezencës së vranësirave (zagushi) temperaturat e larta të mesditës, do të ndihen disa gradë më shumë për trupin e njeriut se sa ato të matura nën hije në kafazin meteorologjik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy