Zbardhen detaje shokuese/ Drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçaret gjatë orës së mësimit, u dërgonte edhe mesazhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhen detaje shokuese/ Drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçaret gjatë orës së mësimit, u dërgonte edhe mesazhe

Detaje të reja nga ngjarja e “ngacmimit seksual” të Pogradecit.

Burime konfirmojnë se i arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, me profesion drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë. Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë. Ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur ti bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur. Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”. Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy