
Është zbardhur ekspertiza paraprake e zjarrit që përfshiu pallatin 9-katësh ditën e djeshme në Tiranë.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se shkak është bërë kondicioneri në një nga banesat në katin e fundit.
Advertisement
Vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 14.00, fillimisht në ballkonin e njërit prej apartamenteve, duke u përhapur më pas me shpejtesi në gjithë pjesën e sipërme të pallatit.
Flakët e fuqishme u perhapen pesë kate të ndërtesës, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse ishin në luftë me to për më shumë se 3 orë, për të vendosur situatën nën kontroll.
Advertisement