Zbardhet Elbasani/ Ngricat në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet Elbasani/ Ngricat në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Mbrëmjen e të shtunës dhe deri në orët e para të mëngjesit qarku i Elbasanit u përfshi nga reshje dëbore. Reshjet ishin me intensitet të mesëm e të ulët, të shoqëruara me erëra të forta.

 

Për shkak të temperaturave nën zero, në akset rrugore nacionale, rurale dhe të brendshme ka prezencë të ngricave.

 

Advertisement

Në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Belsh, Elbasan-Gramsh ka patur bllokime të pjesshme mëngjesin e kësaj të diele prej pranisë së akullit. Pritet ndërhyrja e firmës kontraktuese që të hedhë kripë në këto pika.

 

Në akset Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan-Gjinar trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 cm. Aksi Librazhd-Steblevë është bllokuar. Po ashtu, disa fshatra kanë mbetur pa drita.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy