Zbardhja e grabitjes në Koplik/ Ministri Çuçi: Dëshmi e punës profesionale të Policisë së Shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhja e grabitjes në Koplik/ Ministri Çuçi: Dëshmi e punës profesionale të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për zbardhjen e grabitjes më armë që ndodhi muajin e kaluar në një bankë të nivelit të dytë në Koplik.

 

Përmes një postimi në Facebook Çuçi shkruan se zbardhja e kësaj ngjarjeje si dhe zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ po në këtë zonë, është dëshmia e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit.

 

Advertisement

 

“Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llampave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, për të cilën meriton përgëzim dhe respekt. Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik.”– shkruan Çuçi.

 

Nga të dy ngjarjet u arrestuan nëntë persona dhe u vendos në kërkim një tjetë5r, ndërkohë tre persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy