Zbulohen 30 kallëpe me C-4 dhe celulare për t’u lidhur me mina/ Arrestohen 2 persona në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen 30 kallëpe me C-4 dhe celulare për t’u lidhur me mina/ Arrestohen 2 persona në Lezhë

Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të lëndëve eksplozive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin Agron Manuka dhe pasagjer shtetasin Imer Losha, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.

 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Advertisement

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, kryer në bashkëpunim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy