Zbulohen hajdutët e monopatinave në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen hajdutët e monopatinave në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “February” dhe ka zbardhur disa raste të vjedhjes së monopatinave.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjenndje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kanë vjedhur 18 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur. 10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy