Zbulohen municione luftarake pra ish-depove të armatimit në Komsi të Matit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohen municione luftarake pra ish-depove të armatimit në Komsi të Matit

Banorët e fshatit Komsi në Mat kane zbuluar municione luftarake prane ish-depove te armatimit duke informuar pastaj edhe autoritetet lokale.

 

Ata kanë shprehur frikën se mund të dëmtohen teksa kullotin bagëtinë pasi sipërfaqja është e madhe dhe e mbuluar nga bimësia.

 

Advertisement

Ata kërkojnë ndërhyrjen e ekspertëve dhe çertifikimin e zonës si të sigurtë nga municionet e paplasura.

 

Prania e municioneve luftarake në disa zona që janë përdorur për të ruajtur armatimin, kanë shkaktuar shumë viktima.

 

Advertisement

Rasti më i rëndë mbetet ai pranë tuneleve të Selitës në afërsi të Qaf Shtamës me 29 Prill të vitit 1997.

 

Teksa 200 persona po nxirrnin nga tunelet municione luftarake, një shpërthim brenda njërit tunel shkaktoi 27 viktima.

 

Advertisement

Ndërkohë pak vite më vonë në vendin e quajtur “Fusha e Shkrirjes” humbi jetën një i ri teksa gërmonte në tokë për të mbledhur skrap nga armatimet luftarake.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy