Zbulohet ekipi i ri i Bashës/ Kush do të jenë katër nënkryetarët e PD-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet ekipi i ri i Bashës/ Kush do të jenë katër nënkryetarët e PD-së

Lulzim Basha ka vendosur të drejtojë Partinë Demokratike në këtë mandat të tretë në opozitë me një ekip të ri. Gjatë kësaj jave Basha ka takuar secilën prej figurave kryesore të PD-së për të diskutuar me ta pozicionet e reja, duke nisur nga Edi Paloka e Edmond Spaho që nuk do të jenë më nënkryetarë të Partisë Demokratike pas tetë vitesh në këto pozicione.

 

Nënkryetarët e rinj të PD-së do të jenë katër, Alfred Rushaj, i cili do të mbajë postin e kryetarit të grupit; Enkelejd Alibeaj që do të jetë edhe nënkryetar i Parlamentit; Jorida Tabaku, që do të ketë detyrën për të mbajtur marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe Grida Duma.

 

Advertisement

Numri dy i PD-së do të jetë sërish Gazment Bardhi. Ekipi i ri do të hidhet në votim pasditen e së hënës kur të mblidhet Këshilli Kombëtar. Në këtë mbledhje do të kuptohet edhe qasja e Lulzim Bashës ndaj kritikëve brenda partisë, duke nisur nga Bujar Nishani, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të Këshillit, te Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, etj.. Por duke parë se Ristani u la jashtë Këshillit për shkak të qëndrimeve politike, duket qartë se të njëjtin fat do të pësojnë edhe kritikët e tjerë.

 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike jo thjesht për faktin se PD kthehet në Parlament dy vite pasi dogji mandatet. Përgjatë javëve të fundit dhjetëra anëtarë të PD-së së Korçës u larguan nga funksionet drejtuese në shenjë proteste ndaj Lulzim Bashës, Mark Marku dorëzoi mandatin e deputetit dhe u largua nga PD sërish, duke akuzuar Lulzim Bashën e Sali Berishën për mënyrën sesi po e drejtojnë partinë.

 

Advertisement

Por përtej të gjitha këtyre zhvillimeve, Lulzim Basha ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të larguar Sali Berishën nga partia. Dhe kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar, ku Sali Berisha do të marrë pjesë siç ka bërë gjithmonë, do të tregojë shumë për rrugën që do të zgjedhë PD.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy