Zbulohet plantacioni me kanabis në Spanjë, arrestohen shqiptarë e serbë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet plantacioni me kanabis në Spanjë, arrestohen shqiptarë e serbë

Një plantacion me rreth 2300 bimë kanabis është zbuluar në Spanjë, për të cilat janë vënë në pranga tre persona, shqiptarë e serbë.

 

Në kuadrin e të operacionit policor ‘Tabacu Tormo’, Garda Civile dhe Policia Kombëtare e Cuencas kanë lokalizuar një plantacion të gjerë me bimë kanabisi në një zonë të thellë midis qyteteve Cardenete dhe Enguídanos.

 

Advertisement

Në afërsi të parcelës janë gjetur rreth 2300 bimë ‘Cannabis Sativa’ dhe disa thasë me lëndë narkotike të thatë.

 

Operacioni filloi në fund të korrikut dhe i dha rezultatet më 1 shtator.

 

Advertisement

Në zonë u gjetën gjithashtu katr pellgje të improvizuara që shërbenin për vaditjen me ujë të bimëve. Të arrestuarit pasi pikasën policinë kanë tentuar të arratisen por janë kapur vetëm disa minuta më vonë.

 

Ndërkohë, hetimet vijojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy