
Një ditë para se kryeministri Edi Rama t’i prezantojë parlamentit programimin qeverisës për katër vitet e ardhshme, zbardhen reformat kryesore që do të ndërmerren te cilat do të kenë si objektiv “Shqipërinë e 2030-ës”.
Si prioritet i parë është vendosur rimëkëmbja e vendit pas termetit të dy viteve më parë dhe pandemisë për shkak të Covid-19.
Angazhimi i dyte kryesore është përcaktuar mirëqenie për të gjithë, që do të thotë krijimi i shanseve të barabarta për të gjitha shtresat, kryesisht në aspektin e ekonomik.
Modernizimi i sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë, si turizmi, bujqësia, energjia apo transporti. Në këtë prioritet të tretë përfshihet edhe një nga angazhimet në të cilën qeveria “Rama dy” është investuar, digjitalizimi i shërbimeve, si një mënyrë për reduktuar sa më shumë fenomenin e mitmarrjes.
Familja, do të jetë një tjetër objektiv i katër viteve të ardhshme, me rritjen e numrit të lindjeve, ushqyerjen te brezi i ri me atdhedashurinë dhe shërbime me të mira shëndetësore.
Shtylla e pestë është ndërtimi i një Shqipërie më të fortë, duke vënë theksin te përmirësimi i mëtejshëm i imazhit të saj në luftën kundër korrupsionit përmes reformës në drejtësi. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të mbetet prioriteti i politikës së jashtme.
Ajo çka kryeministri Edi Rama premton për katër vitet e ardhshme është rritja ekonomike mesatarisht 4.5 për qind në vit dhe rritja e vazhdueshme e pagave, në administratën publike. Në mbyllje të mandatit synohet që borxhi publik të arrijë në 60 për qind. Po aq synohet rritja e pagës mesatare mujore bruto me 25 për qind nga viti në vit.
Në luftën, veçmas me krimin e organizuar, angazhimi është që brenda këtij muaji të nis miratimi i kodit të ri penal, për të hetuar e ndjekur pasuritë e paligjshme të lidhura me krimin. Kontrolli i territorit dhe dhënia fund e ndërtimeve pa leje dhe hartimin e ligjit që zgjeron eksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave.