Zbulohet sera dhe shtëpia me kanabis në Kaninë, kapet kryeplaku, por jo tre trafikantët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet sera dhe shtëpia me kanabis në Kaninë, kapet kryeplaku, por jo tre trafikantët

262 kilogramë kanabis u kap nga policia e Vlorës gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin Kaninë.

 

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një banesë në vendin e quajtur Çairet, ndërsa u shpallën në kërkim tre trafikantet.

 

Advertisement

Gjatë kontrolleve të ushtruara agjentët e antidrogës konstatuan pranë ambienteve të banesës dhe një serë të përshtatur me lidhje të jashtëligjshme energjie si dhe fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë.

 

Ndërkohë u arrestua për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi” kryeplaku i fshatit si dhe elektricisti i Oshee.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy