
Policia ka zbuluar në Tropojë një ambient të përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike.
Është shpallur në kërkim pronari i banesës, Shpëtim Selimaj, 43-vjeç, ndërkohë që është proceduar elektricisti i zonës.
Advertisement
Uniformat blu, në momentin e ndërhyrjes, nuk kanë gjetur njeri në banesë, ndërsa kanë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, fidanë narkotikë, llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.