Zbulohet tunel për kultivimin e kanabisit në Krujë, disa të arrestuar, në kërkim përgjegjësi i OSHEE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbulohet tunel për kultivimin e kanabisit në Krujë, disa të arrestuar, në kërkim përgjegjësi i OSHEE

Zbulohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike ne Kraste te Krujes.

Gjate operacionit te koduar  “Tuneli” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Efektivet kapen në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Advertisement

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy