Zgjatet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjatet me tre muaj vlefshmëria e kolaudimit të makinave

Qeveria pritet të miratojë me akt normativ zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatave të kontrollit teknik të makinave me tre muaj.

Kjo do të thotë që ata që do të duhej të kryenin kolaudimin këtë fillim janari certifikata do të jetë e vlefshme deri në mars.

Bëhet fjalë për  ato atumomjete të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në 6 muaj, sic janë taksitë, autobusët, apo mjetet që transportojnë pasagjerë dhe mallra.

Por jo vetëm, vlefshëmria zgjatet edhe për ato mjete që nuk e kanë kaluar kolaudimin  në ditët e fundit të dhjetorit dhe janë në pritje për tu testuar.

Advertisement

Nga ana tjetër pritet që mes drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugor si dhe policisë të arihet në një marrëveshje, të paktën tre mujore, që të gjitha targimet e makinave të reja që do të kryhen, të qarkullojnë pa certifikatën e kontrollit teknik.

Kjo përiudhë kohore do ti japë mundësi drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë të implementojnë të gjithë ndryshimet e nevojshme në sistem për të bërë të mundur lëshimin e certifikatës së kolaudimit.

Ndërkohë që të gjitha makinat për përdorim personal kolaudimi do të duhet të kryhet në vitin 2022. Tarifat mbeten në fuqi të pandryshuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy