Zgjedhja e Presidentit/ Mediu: Ndarja e opozitës është absurde, duhet përfaqësi e përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhja e Presidentit/ Mediu: Ndarja e opozitës është absurde, duhet përfaqësi e përbashkët

 

Fatmir Mediu deklaroi se ndarja e opozitës në këtë mënyrë për zgjedhjen e Presidentit është absurde.

 

Mediu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Vizion Plus” ku foli në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe ‘krizën’ e opzitës për këtë proces.

Advertisement

 

Kreu i Partisë Republikane  u shpreh se opozita duhet të jetë e bashkuar për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit pasi edhe qëllimi është i njëjtë.

 

“Kjo lloj ndarje e opozitës është absurde ndërkohë që të gjithë kanë të njejtin qëllim. Do të ishte shumë mirë të kishim patur një përfaqësi të përbashkët të të gjitha partive opozitare. Do të ishin përfaqësues të opozitës shqiptare. Duhet të vijmë më propozime konkrete!”-tha Mediu.

Advertisement

 

Më tej Mediu tregoi se ka patur bisedime me të dyja palët e PD, si me ‘Rithemelimin’ ashtu edhe me Alibeajn.

“Unë jam takuar me të dyja palët por janë bisedime mes nesh. Jo takime formale për të vendsour.
Nëse duam një process serioz duhet të jemi serioz me veten tonë. Emrat konkret ose do ti nxjerrim së bashku ose do ti propozojnë vetë deputetet e opozitës.”- u shpreh Mediu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy