Zgjedhja e presidentit të ri/ Alibeaj: Kusht të jetë anti-komunist! Po na akuzojnë ‘si të shitur te Rama’!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhja e presidentit të ri/ Alibeaj: Kusht të jetë anti-komunist! Po na akuzojnë ‘si të shitur te Rama’!

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

 

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, tha se deputetët që kanë qenë të pranishëm kanë qenë pro marrjes pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

 

Advertisement

“Ajo që unë kam thënë, që kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentit, 3 deputet Non Grata, 2 të tjerë pas hekurave, raporti i OSBE ODIHR, dhe raportin e fundit të DASH që goditet atë që është legjitimiteti i zgjedhjeve, ne si opozitë e kemi thënë këtë gjë, në raste si kjo duhet të marrin pjesë si detyrim moral e politik për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Së dyti, të gjithë deputetët ranë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, e para që të marrin pjesë në proces, për të hequr çdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës që i shmangeshin sfidat elektorale, për të cilat jemi bërë pishman, është e qartë për secilin nga ne për shkak të 2008, ndryshimeve të 2008, që në raundin e 4 dhe 5 dihet që presidenti zgjidhet me 71 vota, jo vetëm ato që ishin online, por edhe fizikisht, ka një kusht të panegociueshëm, që presidenti i republikës i Shqipërisë që do duhet të zgjidhet do duhet të jetë një anti komunist, ky vend, pas 30 vitesh, kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, “jo të shitur te Rama”, “jo të blerë”, anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes“, tha Alibeaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy