“Zgjedhje për kryetarin e ri të PD”/ Këlliçi: Duhet ngritja e një komisioni për administrimin e partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zgjedhje për kryetarin e ri të PD”/ Këlliçi: Duhet ngritja e një komisioni për administrimin e partisë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se duhet të ngrihet një komision i përkohshëm për administrimin e PD deri në zgjedhjen e kryetarit.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Këlliçi theksoi se duhet një komision që të marrë në dorë frenat e partisë.

 

Advertisement

“Duhet të ngrihet një komision I përkohshëm për administrimin e partisë deri në zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, një anëtar një votë. Duhet të jetë një komision që duhet të jetë mbi palët. Basha të futet në garë për kryetar nëse pretendon se ka mbështetjen e 95% të delegatëve. Basha të vijë me këmbë në tokë dhe të kuptojë që kemi krizë të vërtetë në PD të prodhuar prej tij”, tha Këlliçi.

 

Më tej ai theksoi se nuk e sheh Berishën si kryetar tranzitor teksa nënvizoi domosdoshmërinë e një komisioni.

 

Advertisement

“Duhët një komision që të marrë në dorë frenat e partisë”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy