Zgjedhjet/ Celibashi: Dëbora vështirëson shpërndarjen e bazës materiale në dy zona në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet/ Celibashi: Dëbora vështirëson shpërndarjen e bazës materiale në dy zona në Shkodër

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë informacion në lidhje me procesin e përgatitjes për zgjedhjet e 6 marsit.

 

Celibashi u shpreh se janë dy zona në Shkodër ku janë hasur probleme me shpërndarjen e bazës materiale për shkak të kushteve atmosferike.

 

Advertisement

Ai tha se ka pasur një kërkesë nga kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi për zhvendosje të tyre, por kjo nuk mund të bëhet për sa kohë ligji nuk e parashikon.

 

“Kemi shpërndarë bazën materiale në të gjitha KZAZ me përjashtim të një KZAZ-je në Shkodër ku shpërndarja do të bëhet sot. Mund të kemi problem në disa njësi administrative të Shkodrës për shkak të zonave të thella. Kemi pasur një kërkesë nga ana e Volta Ademit për shkak të aksesit në rrethinat e Shkodrës.

Kjo kërkesë ka qenë e arsyeshme por për sa kohë nuk gjeti mbështetje në ligj nuk e kemi pranuar. Vlerësojmë se edhe pse ishte e arsyeshme si kërkesë, ne nuk mund të miratojmë zhvendosjen e tyre gati 50 km nga vendi ku janë aktualisht. Ky është një problem i ligjit që do duhet ta adresojë reforma e pritshme zgjedhore. Problematika mbetet për dy zona të thella të Bashkisë së Shkodrës. Ka qenë problem edhe Boga edhe Thethi, por aty rruga është e hapur dhe ne mund të bëjmë shpërndarjen e bazës materiale”, deklaroi ai.

Advertisement

Celibashi deklaroi se ligji imponon edhe KQZ, po ashtu edhe komisionerët që të marrin masa për të përmbushur detyrimet në ditën e zgjedhjeve.

“Në dy zonat e tjera mund të kemi problem edhe me vendosjen në funksion të Komisioneve të qendrave të votimit. Kjo situatë na imponon edhe ne si KQZ për të gjetur të gjitha mënyrat e mundshme për të transportuar bazën material dhe komisionerët që të marrin masa për të përmbushur këtë detyrim të ligjit. Ne do të marrim masat që të mos kemi problem që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor. Në lidhje me procesin e votimit elektronik në Vorë, sot në 14:00 KQZ do të zhvillojë procesin e testimit operacional”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy