Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Lushnja: Do të vijojmë transformimin e çdo lagjeje, non-gratat të mbeten histori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 14 majit, Balla nga Lushnja: Do të vijojmë transformimin e çdo lagjeje, non-gratat të mbeten histori

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje ku së bashku me kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa kanë parë nga afër punimet që po kryehen për rehabilitimin e rrugëve të lagjes “Xhevdet Nepravishta”.

 

Balla u shpreh se për Lushnjen dhe gjithë qarkun Fier po bëhen punë që nuk ishin menduar asnjëherë në kohën kur qeveriste non grata.

 

Advertisement

“Është turp për Shqipërinë që vazhdon të ketë në parlament një non grata. Demokratët janë vëllezërit tanë, por Saliu ka marrë peng një pjesë të tyre. Ne do të vijojmë të ecim përpara me projektet tona për të zhvilluar çdo ditë e më shumë Lushnjen e çdo qytet tjetër duke e lënë pas të shkuarën njëher e përgjithmonë”.

 

Balla nënvizoi se do të vijojë dhurimi i pemëve në çdo bashki e në çdo lagje e cila është edhe motoja e zgjedhjeve të 14 majit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy