Zgjedhjet e 6 marsit/ Komisioni i Rithemelimit do të garojë në koalicion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 6 marsit/ Komisioni i Rithemelimit do të garojë në koalicion

Tre ditë nga përfundimi i afatit tre partitë kryesore, socialiste, demokratike dhe lëvizja socialiste për integrim janë regjistruar për garën e 6 marsit.

 

Pas këtij procesi, partitë politike që kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit në koalicion, kanë 48 orë kohë për t’u regjistruar si të tilla.

 

Advertisement

Nga 6 deri në 9 shkurt është koha që partitë apo koalicionet duhet të regjistrojnë kandidatët për kryebashkiakë. Zyrtarisht PS dhe PD do të shkojnë në këto zgjedhje të vetme.

 

Ajo që pritet është se me cilën parti, komisioni i përkohshëm i rithemelimit të pd-së, udhëhequr nga Berisha do të bëjë koalicion, si një nga mënyrat për të marrë pjesë në zgjedhje.

 

Advertisement

Deri më tani përveç LSI, aleati më i mundshëm që Berisha të bashkëpunojë është regjistruar si parti, nga aleatët e Bashës në zgjedhjet e 25 prillit fryma e re demokratike, me kryetar Sali Shehu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy