Zgjedhjet e 6 Marsit/ Policia publikon planin e masave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e 6 Marsit/ Policia publikon planin e masave

Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore Policia e Shtetit ka publikuar masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.

 

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit Ylli Vasili deklaroi se sot do të përfundojë edhe shoqërimi nga strukturat policore i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të të 13 KZAZ-ve në të gjithë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore.

 

Advertisement

Ndërkohë për monitorimin e procesit zgjedhor do të jetë në detyrë 1.297 punonjës policie.

 

“Policia e Shtetit, deri në datën 03.03.2022, ka angazhuar 780 punonjës policie dhe ka garantuar 335 aktivitete elektorale të zhvilluara gjatë fushatës. Sot përfundon shoqërimi nga strukturat policore, i materialeve zgjedhore nga Tirana në drejtim të 13 KZAZ-ve në të gjithë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.

Theks të veçantë mori trajnimi i 1.297 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas hierarkisë së menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 941 Qendrave të Votimit dhe 13 KZAZ / VNV-ve janë bërë përllogaritjet e punonjësve të Policisë, për transportimin me automjete, pajisje, armatim, radio-komunikim, ushqime etj, deri tek votimi i tyre si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë prodhuar dhe dorëzuar në afat vulat e kërkuara nga KQZ, për KZAZ, QV, VNV etk”, deklaroi Vasili.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy