Zgjedhjet e pjesshme/ Balla: Berisha dhe Meta kanë hyrë bashkë në një thes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e pjesshme/ Balla: Berisha dhe Meta kanë hyrë bashkë në një thes

Krei i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh në një takim me elektoratin se pas 102 vitesh nga Kongresi i Lushnjes, Bashkia e Lushnjes do të drejtohet nga një vajzë lushnjare, Eriselda Sefa.

“Ajo që dua të ndaj sot me ju, është nevoja që PS të vijojë të qeverisë në qeverisjën vendore të Lushnjes dhe Edi Rama në gjithë këto vite i ka dhënë shumë besim vajzave e grave në qeverisje. Dhe unë mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, për ti besuar Eriselda Sefës. Në këto 6 muaj, që Eriselda ka marrë drejtimin e bashkisë, janë dhënë shenja të qarta të një qasje shumë pozitive efikase në problematikat që kishte kjo bashki.”

A mendon ndonjë prej jush që është koha sot t’i japim votën Sali Berishës dhe Ilir Metës, që mezi kemi pritur të bëheshin bashkë. Unë personalisht mezi e kam prit këtë ditë, ditë më të bukur nuk ka që Saliun dhe Ilir t’i kesh bashkë në një thes, dhe shembulli më konkret i asaj që nuk duhet të bëjmë ne në Lushnje, është që nuk duhet të imagjinoni mos dalim në votime, të themi ‘hajt se e kemi të fituar’. Unë mendoj që duhet të bëjmë organizimin më të madh, të trokasim në cdo dere, e t’i themi njerëzve se duhet një referendum i madh në favor të nevojave që ka Kolonja, bashkia Lushnje dhe Shqipëria në funksion të mbështetjes që duhet t’i japim PS.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy