Zgjedhjet e pjesshme/ PD prezanton në Durrës kandidatin për kryetar bashkie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet e pjesshme/ PD prezanton në Durrës kandidatin për kryetar bashkie

Prezantohet zyrtarisht para strukturave të Partisë Demokratike në Durrës, kandidati për kreun e Bashkisë së Durrësit, Luan Hoti.

 

Nënkryetarja Grida Duma gjatë fjalës së saj u ndal në vlerat që përfaqëson kandidatura e Hotit.

 

Advertisement

Nga ana e tij, Hoti u shpreh se ndihej i privilegjuar nga besimi që i kanë ofruar të gjitha strukturat dhe njëkohësisht premtoi se më 6 mars bashkia do t’u rikthehet qytetarëve.

 

“Ndihem i privilegjuar që më besuat unanimisht këtë detyrë kaq të respektuar, për të drejtuar bashkinë e qytetit tonë. Kam besimin e plotë që duke e njohur mirë që nga baza deri tek kjo kryesi të gjithë familjen tonë politike të Partisë Demokratike, të gjithë së bashku më 6 Mars do të jemi fitues të kësaj bashkie. Fillojmë fushatën tonë për ta kthyer bashkinë në shërbim të këtij qyteti kaq të bukur turistik, nga më të mirët në rajon, pasi gjendja e këtij qyteti tashmë dihet.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy