ZGJEDHJET/ Floriana Garo, thirrje shqiptarëve: Dilni, votoni dhe vendosni për të ardhmen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ZGJEDHJET/ Floriana Garo, thirrje shqiptarëve: Dilni, votoni dhe vendosni për të ardhmen

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka dhënë mesazhin për shqiptarët që të dalin të votojnë dhe të vendosin për veten e tyre.

Ajo shprehet se një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë sipas saj vendi ynë në 4 vitet e ardhshme.

Sipas saj kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë e vendit.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar.

Advertisement

Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.

Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë.

Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tone”, shprehet ajo./Vizion Plus

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy