Zgjedhjet lokale/ Bumçi: Opozita është më e përgatitur se ndonjëherë tjetër, ofrojmë shpresë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet lokale/ Bumçi: Opozita është më e përgatitur se ndonjëherë tjetër, ofrojmë shpresë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, tha në Quo Vadis se opozita është më e përgatitur se kurrë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, data e të cilave u shpall këtë të hënë.

 

 

Bumçi theksoi se rrallherë më parë opozita ka qenë kaq e bashkuar duke përfshirë, Partinë e Lirisë, partitë opozitare, p[artitë jo parlamentare dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile.

Advertisement

 

 

Opozita e bashkuar sipas ish-deputetit ofron shpresë te qytetarët.

 

Advertisement

 

 

“Opozita është më e përgatitur se ndonjëherë tjetër. Kemi kaluar një vit të jashtëzakonshëm politik ku kishte një projekt të qartë për të ‘vrarë’ opozitën.

 

Advertisement

Dhe kjo opozitë sot, jo vetëm që mbijetoi por tregoi që është një forcë që ofron shpresë, që mbushi bulevardin në 7 korrik.

 

Kjo opozitë po ofron një front të gjerë, së bashku me Partinë e Lirisë, me partitë e tjera opozitare, me 19 parti jo parlamentare, që përfshinë edhe aktorë të shoqërisë civile.

 

Advertisement

Rrallherë opozita ka qenë kaq e bashkuar. Ka një frymë shumë pozitive.”– tha ish-deputeti Bumçi.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy