Zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt, LDK prezanton sloganin e fushatës: Mbesim në Lidhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt, LDK prezanton sloganin e fushatës: Mbesim në Lidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar ditën e sotme sloganin që do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Sloganin e ka prezantuar Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami me anë të një njoftimi në Facebook.

Motoja e LDK-së për këto zgjedhje që përkojnë edhe me ditën ndërkombëtare të të dashuruarve është “Mbesim në Lidhje” së bashku edhe me një zemër të kuqe.

Ditën e djeshme Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se 14 shkurti do të jetë dita që do të mbahen zgjedhjet e përkohshme parlamentarë në Kosovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy