Zgjedhjet në PS/ Veliaj takim në Njësinë 10: “Mirëpresim në familjen tonë këdo që do na jep një dorë; Beteja e ardhshme me njerëzit më të ulët, Ilir Meta dhe Sali Berisha”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet në PS/ Veliaj takim në Njësinë 10: “Mirëpresim në familjen tonë këdo që do na jep një dorë; Beteja e ardhshme me njerëzit më të ulët, Ilir Meta dhe Sali Berisha”

 

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në Njësinë 10, ku zhvilloi një takim organizativ për procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj vendorë të Partisë Socialiste. Teksa vuri në dukje kontrastin e thellë që ekziston mes zgjedhjeve brenda PS-së dhe asaj çfarë po ndodh prej muajsh në kampin kundërshtar, Veliaj theksoi socialistët mendojnë gjithmonë si të përmirësojnë punën, si të rrisin cilësinë e qeverisjes dhe si të organizohet më mirë për fitoren e ardhshme.

 

Sipas tij, njerëzit nuk kanë asnjë kuriozitet nëse për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë në Tiranë do të kandidojë Ilir Meta apo Sali Berisha, të cilët janë pasqyra e partive që dinë vetëm të shkatërrojnë.

Advertisement

 

Për Partinë Socialiste nuk është progres krahasimi me ata që i kemi mundur disa herë. Madje, sot në Tiranë nuk ka asnjë pikë kurioziteti nëse për kryetar bashkie do të kandidojë Saliu apo Ilir Meta. Për ne kjo nuk ka pikë lidhje. Ata duan të ndihmojnë veten, kurse Partia Socialiste pyet se si do të shkojë një stekë më të lart, si të rrisë cilësinë e qeverisjes. Kundërshtarët tanë zgjedhin parti me kulturën që dinë ta bëjnë mire: hipin nëpër shkallë, thyejnë xhamat, shqyejnë dyert e partisë së tyre. Ata kështu e kanë, por ne dallojmë nga ata. Kontrasti mes asaj që pamë në 8 Janar në selinë e PD, me mënyrën se si i organizon zgjedhjet e veta Partia Socialiste, është si dita me natën. Unë besoj se vetëm kur rrezatojmë këtë lloj kulture, u japim garanci të gjithë atyre që na shohin dhe u themi: kjo është forca politike që mandej do të bëjë edhe gjëra të tjera të bukura për qytetin apo vendin”, tha Veliaj.

 

Veliaj ftoi të gjithë ata që duan dhe mendojnë se kanë aftësi për t’i dhënë një dorë Partisë Socialiste, që të bëhen pjesë e saj.

Advertisement

 

“Dua t’ju bëj një ftesë personale të gjithëve, atyre që thonë unë i kam mundësitë, e kam kohën, kam seriozitetin, kam aftësinë që të drejtoj Partinë Socialiste në njësi. Nuk kemi asnjë limit për numrin e kandidatëve që duan të hyjnë në garë. Ne e kemi hapur thirrjen nga data 1 Qershor deri më datën 20 Qershor dhe kjo është një mënyrë e mirë për të parë kush janë forcat mes nesh, çfarë energjie kemi mes nesh, ndaj besoj se në finale do të përfundojmë me një kryetar dhe një kryetare. Po ashtu, do të zgjedhim edhe pozicionet e tjera, duke filluar nga sekretarët organizativë, sekretarët digjitalë, sekretarët që do të merren me komunikimin etj. Beteja e ardhshme mund të duket shumë e lehtë kur mendon se përballë do të kemi Ilir Metën dhe Sali Berishën, dy njerëzit me kuotat më të ulëta në rrafshin publik, por ajo që na ka nxjerrë gjithmonë faqebardhë është se ne nuk i bëjmë kurrë llogaritë e kundërshtarit; ne bëjmë vetëm llogaritë tona”, theksoi Veliaj.

 

Turi i drejtuesit politik të PS në Qarkun e Tiranës nisi dje me takimet në Njësinë 2 dhe Rrogozhinën, për të vijuar edhe në ditët në vijim në çdo njësi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy