Zgjedhjet, Osmani: Pavarësisht se cilën komunë votoni, dëshmoni sërish shpirtin tonë demokratik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjedhjet, Osmani: Pavarësisht se cilën komunë votoni, dëshmoni sërish shpirtin tonë demokratik

Qytetarët  në Kosovë i drejtohen ditën e sotme kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.

Presidentja, Vjosa Osmani përmes një statusi në “Facebook” thotë se shpreson se ditën e sotme votuesit të dëshmojnë shpirtin demokratik, nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë , duke i respektuar edhe masat kundër Covid-19.

Statusi:

Advertisement

Mirë mëngjes Kosovë!

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

I priftë e mbara Republikës sonë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy