ZGJEDHJET/ Xhafaj mesazh për shqiptarët: Votoni paqësisht dhe të lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ZGJEDHJET/ Xhafaj mesazh për shqiptarët: Votoni paqësisht dhe të lirë

Qytetarët shqiptarë pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, po zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit janë hapur prej orës 07.00 deri në 19.00.

Kandidati i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, është mes atyre që kanë votuar dhe ka dhënë mesazhin që shqiptarët të votojnë paqësisht dhe krejt të lirë këdo forcë politike apo kandidat që ata mendojnë se mund të përfaqësojë sa më denjësisht ëndrrën e tyre të kahershme për shtet të drejtë me rend dhe siguri.

Sipas tij vota e sotme është vendimtare për të vazhduar rrugën e reformave shtetformuese.

Advertisement

Postimi i plotë

Sapo ushtrova përgjegjësinë qytetare duke zgjedhur mes kthimit pas në institucionet e minuara dhe ecjes përpara drejt progresit me institucione të konsoliduara si rezultat reformash.

S’ka më aspak kohë për të humbur për t’i dhënë një hov të ri betejave për fuqizimin e shtëpisë së re të drejtësisë e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbrojtje, përkujdes dhe garanci.

Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e qarkut të Tiranës që të votojnë paqësisht dhe krejt të lirë këdo forcë politike apo kandidat që ata mendojnë se mund të përfaqësojë sa më denjësisht ëndrrën e tyre të kahershme për shtet të drejtë me rend dhe siguri.

Advertisement

Vota e sotme është vendimtare për të vazhduar rrugën e reformave shtetformuese, për të bërë drejtësi, barazi para ligjit si kyç për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Uroj dhe shpresoj që më 26 prill të mund të formatojmë njëherë e mirë të gjithë retorikat apo tensionet politike për t’ju rikthyer punës me shpresën e vizionin për një Shqipëri që është e ardhmja jonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy