Ambasadorët monitorojnë zgjedhjet: Votoni të lirë, kjo është dita juaj!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadorët monitorojnë zgjedhjet: Votoni të lirë, kjo është dita juaj!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte në Shkodër për të mbikqyrur nga afër procesin e votimit ashtu si kishte paralajmëruar edhe më parë. Ajo u shpreh se kjo është dita e shqiptarëve dhe SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të caktuar politik.

SHBA nuk mbështet një parti politike apo një kandidat të caktuar politik, por ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Soreca nga një qendër votimi në Tiranë dha disa mesazhe.

Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj, mbështetemi tek puna që ju do të bëni. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë, nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak presion që punën tuaj ta bëni sa më mirë.

Advertisement

 

Ndërkaq, Ambasadori britanik, Duncan Norman, nga Durrësi bëri apel për të zhvilluar një proces të qetë dhe pa incidente.

Është e rëndësishme që të votohet në mënyrë të qetë dhe ne si ambasade kemi 8 grupe në terren që po monitorojmë situatën e procesit të zgjedhjeve. Deri tani nuk kemi vërejtur parregullsi gjatë procesit.

Faktori ndërkombëtar ka bërë apele të vazhdueshme gjatë fushatës zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë, të lirë dhe pa trysni të shitblerjes së votës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy